Gjatë Meshës së parë për ndikuesit katolikë në Vatikan, Papa Leo XIV paralajmëroi për rreziqet e inteligjencës artificiale, duke theksuar se teknologjia duhet t’i shërbejë njerëzimit, jo ta dëmtojë atë.
“Çdo gjë që lind nga kreativiteti i njeriut, duhet të mbrojë dinjitetin njerëzor”, u shpreh ai në Bazilikën e Shën Pjetrit. Ai i ftoi të rinjtë dhe krijuesit e përmbajtjes të përdorin rrjetet sociale për unitet dhe dashuri, jo për ndarje dhe egocentrizëm.
Papa Leo, ish-student i matematikës dhe papa i parë amerikan, ka theksuar vazhdimisht se në epokën e teknologjisë së avancuar, Kisha duhet të qëndrojë si mbrojtëse e drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor./ Notix.info


