Doli për një shëtitje në parkun e spitalit, ndërron jetë pacienti në Prizren

Notix Info
1 Min Read

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një personi që po trajtohej në Spitalin e Prizrenit.

Sipas raportit, viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore ndërsa po shëtiste në parkun e spitalit, dhe më pas ka ndërruar jetë në repartin e emergjencës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prizren / 24.07.2025-08:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar ne spital, derisa ishte duke shëtitur në parkun e spitalit, i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë në emergjencën e spitalit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

Ad imageAd image
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *