Fabrizio Romano ka njoftuar se Chelsea është ende shumë e sigurt për nënshkrimin e dy transfereve të rëndësishme:
- Jorrel Hato – ka arritur marrëveshje mbi kushtet personale dhe ka kërkuar largimin nga Ajax. Negociatat janë në fazë përfundimtare dhe pritet që transferimi të finalizohet së shpejti, me vlerë rreth €40 milion
- Xavi Simons – e dëshiron transferimin te Chelsea; negociatat me RB Leipzig vazhdojnë për tarifën dhe strukturën e kontratës. Simons është i vendosur për të kaluar në Premier League dhe preferon “projektin” e Chelseat
Pra, që të dyja lëvizjet janë në rrugë të mbarë dhe edhe pse përditësime nuk po dalin shpesh, besohet se do të zyrtarizohen së shpejti. / Notix.info


