Emërimi i Hysenit në krye të ATK-së, Çitaku: Kurti ka emëruar militantin partiak, në një prej institucioneve më të rëndësishme në vend

Notix Info
2 Min Read

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se pas përmbylljes së procedurës së rekrutimit dhe në përputhje me kërkesat dhe kriteret ligjore, është përzgjedhur dhe emëruar Drejtori i ri i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni.

Hyseni në vitin 2019 kishte qenë kandidat i LVV-së për deputet, e kjo ka nxitur edhe reagime të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Vlora Çitaku, deputete e PDK-së, ka shkruar se kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka emëruar militantin partiak, në një prej institucioneve më të rëndësishme në vend.

“Albin Kurti e paska emëruar militantin partiak, ish-kandidatin për deputet Mentor Hyseni, drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, një prej institucioneve më të rëndësishme në vend. Ja pra, këta që nga opozita bënin betejë kundër nepotizmit e klientelizmit, dhe e kishin gojën plot meritokraci e parime, me të ardhur në pushtet u zhveshën nga çdo vlerë që predikonin”, ka reaguar ajo.

Ad imageAd image

Çitaku mes tjerash ka shkruar se “Ende besoj se e vetmja e mirë e Qeverisë Kurti 2 është demistifikimi i Albin Kurtit”.

“Shokët e familjarët vetëm për dasma, apo”.

Ndryshe, Ministria e Financave, më herët njoftoi se procesi është zhvilluar në mënyrë transparente dhe profesionale, duke u siguruar që kandidati i përzgjedhur të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për këtë pozitë me rëndësi të lartë.

TAGGET:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *