Erdogan dhe Macron në një bisedë telefonike diskutojnë për krizën humanitare në Gaza

Notix Info
1 Min Read

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një telefonatë kanë diskutuar përshkallëzimin e krizës humanitare në Gaza dhe perspektivat për paqe në rajon.

Sipas Presidencës Turke, gjatë bisedës telefonike me homologun e tij francez, presidenti Erdogan shprehu shqetësim të madh për përkeqësimin e kushteve në Gaza, si dhe kërkoi ndërhyrje të shpejtë ndërkombëtare.

“Situata humanitare në Gaza po përkeqësohet”, theksoi Erdogan, duke theksuar se “komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime drejt një zgjidhje të menjëhershme”.

Erdogan gjithashtu përsëriti thirrjen e tij për një zgjidhje afatgjate të konfliktit izraelito-palestinez, duke deklaruar se “konflikti midis Izraelit dhe Palestinës duhet të marrë fund” dhe se “një zgjidhje me dy shtete është thelbësore për paqen e qëndrueshme në rajon.

Ad imageAd image

Presidenti turk e shfrytëzoi rastin për të përgëzuar vendimin e fundit të Francës për të njohur zyrtarisht Palestinën si shtet.

Ai e përgëzoi Macronin për veprimin e Francës, i cili është mirëpritur edhe nga zërat pro-palestinezë në të gjithë botën.

TAGGET:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *