Gjendet një trup i pajetë në Malishevë

Notix Info
1 Min Read

Të premten, në një fushë të hapur në fshatin Bellanicë të Malishevës, është gjetur i vdekur një person.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Ndërkaq, me vendim të të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se në një fushë të hapur është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ad imageAd image
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *