Kylian Mbappe ka arritur një shifër mbresëlënëse prej 50 golash për Real Madridin.
Ylli francez shënoi dy herë në ndeshjen e fundit kundër Marsejës në Ligën e Kampionëve, duke arritur këtë shifër pas vetëm 64 ndeshjesh në të gjitha garat.
Mbappe debutoi për ‘Mbretërit’ 13 muaj më parë dhe shpejt është bërë një figurë kyçe në sulmin e ekipit.
Ai ishte golashënuesi më i mirë i La Ligës sezonin e kaluar dhe tani synon kurorën e golashënuesit më të mirë të Ligës së Kampionëve.
Në historinë e klubit, vetëm një lojtar e ka arritur këtë moment më shpejt – Cristiano Ronaldo.
Legjenda portugeze arriti 50 gola pas 54 ndeshjesh në vitin 2010, dhe rekordi i tij duket i pathyeshëm edhe sot e kësaj dite.



