Google planifikon të bashkojë ChromeOS dhe Android në një sistem të vetëm operativ

Notix Info
1 Min Read

Google ka konfirmuar zyrtarisht thashethemet e mëparshme se kompania synon të bashkojë Android dhe ChromeOS në një sistem të vetëm operativ.

Sameer Samat, president i Ekosistemit Android në Google, tha se Android dhe ChromeOS do të kombinohen në një platformë të vetme, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk është hera e parë që informacioni në lidhje me bashkimin e dy sistemeve operative ka dalë në sipërfaqe, por deri më tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar.

Android ka marrë veçori specifike për ekranet e mëdha, duke përfshirë modalitetin e desktopit, aftësi të përmirësuara të dritareve dhe shkallëzim të përmirësuar për madhësi të ndryshme të ekranit.

Ad imageAd image

Një raport i mëparshëm deklaroi se qëllimi i Google me këtë veprim është të bëhet më konkurrues me iPad-in e Apple.

Kjo do t’u lejonte përdoruesve të bënin më shumë punë në tabletët Android.

Google gjithashtu thuhet se po punon në një laptop Pixel, i cili do ta ndihmonte kompaninë të zgjeronte ekosistemin e produkteve të saj edhe më tej.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *