Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese është e shkurtër, dy javore dhe jep shpresë se pas dy jave do të ketë edhe zhvillime të reja, me një masë finale.
Ai tha se AAK gjithnjë shkon në Kuvend me shpresë se do të ketë lëvizje pozitive nga ata siç tha që e kanë bllokuar procesin, ndërsa shtoi se si AAK do të votonin për një kandidat të pranueshëm.
Lideri i AAK-së po ashtu theksoi se kryesuesi Avni Dehari po e menaxhon keq seancën, raporton Telegrafi.
“Dehari po e menaxhon shumë keq seancën, është një lloj nervoze se di se ka i buron ajo nervoz, ajo frikë se po ndodh naj tragjedi nëse dikush e thotë naj fjalë… një panik të tillë nuk e kuptoj”, tha ai.
Sipas tij, në parlament ka tolerancë dhe gjithnjë ka pas.
I pyetur nëse AAK është e gatshme për zgjedhje, Haradinaj theksoi se po, por sipas tij, zgjidhjet duhet të jenë opsioni i fundit.
“Nuk duhet të favorizohen zgjedhjet pa i shterru të gjitha mundësitë me i formu institucionet…”, tha ai



