Haziri mbështet protestën e OVL-UÇK: Të mbrohen vlerat dhe qëllimi i përbashkët

Notix Info
1 Min Read

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka shprehur përkrahje për protestën e OVL-UÇK e cila do të mbahet ndaj procesit gjyqësor nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Haziri përmes Facebook tha se duhet të mbrohen vlerat dhe qëllimet e përbashkëta.

“Një ushtri çlirimtare me një emblemë e me një qëllim, për një Republikë të lirë, të pavarur dhe të drejtë për të gjithë.Protesta e 7 gushtit është thirrja jonë për Republikën. Duhet të mbrohen vlerat dhe qëllimi i përbashkët. Në emër të atdheut, familjes e Zotit, dje, sot e nesër!”, ka shkruar ai.

OVL-UÇK-ja dhe organizatat e tjera të dala nga lufta nesër nga ora 17:00, do të protestojnë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të kundërshtuar vijueshmërinë e procesit gjyqësor në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ad imageAd image

Gjatë protestës do të kërkohet reagim institucional lidhur me këtë proces.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *