Me vetëm 100 dollarë dhe një ide, një përdorues sipërmarrës i Redditit e ka kthyer ChatGPT në një tregtar të vogël në bursë – dhe deri tani po i shkon mjaft mirë.
Në një postim në subreddit-in r/Dataisbeautiful, përdoruesi Nathan Smith e përshkroi projektin si “një eksperiment gjashtëmujor ku teston se si modeli gjuhësor përballet me zgjedhjen e aksioneve të nënvlerësuara me një buxhet të vogël.”
Sipas grafikës që ndau, ky eksperiment i drejtpërdrejtë me AI-në tashmë po tregon rezultate.
Duke përdorur GPT-4o, një nga modelet më të avancuara të OpenAI-së, portofoli i Smithit u rrit me 25 për qind në muajin e parë. E vërteta është se kjo është vetëm një fitim prej 25 dollarësh, sepse investimi fillestar ishte vetëm 100 dollarë – por përqindja e fitimit është aty.
Për krahasim, vlera e indeksit të kompanive të vogla si Russell 2000 dhe XBI u rrit shumë më pak, ndërsa S&P 500 gjatë të njëjtës periudhë u rrit më pak se 3 për qind. Në shkurt, ChatGPT në këtë rast bëri zgjedhje të mençura.
Kjo nuk është hera e parë që dikush teston nëse inteligjenca artificiale mund të parashikojë lëvizjet e aksioneve. Dhjetorin e kaluar, shkencëtarë nga Universiteti Duisburg–Essen në Gjermani publikuan një studim në revistën Finance Research Letters, ku arritën në përfundimin se modelet e OpenAI-së mund të identifikojnë aksione fitimprurëse.
					
							
		
		
		
		
			
		
