I mituri 14-vjeçar kapet me armë zjarri në Ferizaj, intervistohet nga prokurori

Notix Info
2 Min Read

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një 14-vjeçar në Ferizaj, ku tek i njëjti ka gjetur një armë zjarri dhe një sprej.

Policia njofton se i mituri është intervistuar nga prokurori.

“Më datë 19.07.2025, rreth orës 00:10, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se një person i dyshuar po mban me vete një armë zjarri dhe një sprej. Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësia policore ka reaguar me shpejtësi dhe ka ndaluar personin e dyshuar, një i mitur 14-vjeçar. Gjatë kontrollit, tek i mituri është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri (pa fishek) dhe një sprej. I mituri është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj nga njësia e hetimeve. Në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, thuhet se pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kujdestar për të mitur, i mituri është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma dhe spreji janë konfiskuar.

Ad imageAd image

“Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për të parandaluar dhe luftuar mbajtjen e paligjshme të armëve dhe u bën thirrje qytetarëve që çdo informacion të tillë ta raportojnë menjëherë në polici”, vijon komunikata.

Po ashtu, Policia e Rajonale e Ferizajt u bën thirrje prindërve, kujdestarëve dhe gjithë komunitetit që të kenë kujdes dhe të edukojnë fëmijët për të qëndruar larg armëve dhe mjeteve të rrezikshme. Çdo përfshirje e të miturve në raste të tilla paraqet rrezik serioz për jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *