Inspektorati Policor i Kosovës arrestoi një police

Notix Info
1 Min Read

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtare policore me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, kurse me vendim të prokurorit të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Bazuar në autorizimet ligjore, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar edhe suspendimin e zyrtares policore e cila ishte e angazhuar me detyrë në pikën e kalimit kufitar Glloboçicë, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje – Kaçanik.

Sipas IPK-së, bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtarja policore duke shfrytëzuar bazën e të dhënave të policisë kufitare në mënyrë të paautorizuar, ka verifikuar dhe regjistruar në sistemin të dhënat e një qytetari – shtetas i Republikës së Serbisë.

“Qytetari nuk ka qenë fare prezent në këtë pikë kalim kufitar  kurse dyshimet janë se zyrtarja policore ka bërë këtë regjistrim që të vërtetonte nëse shtetasi i Republikës së Serbisë ishte apo jo në kërkim policor” – thuhet në njoftim

Ad imageAd image

Hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë Themelore në Ferizaj do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore për të ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *