Mbrojtësi francez Jules Koundé ka arritur marrëveshje të plotë me Barcelonën për vazhdimin e kontratës së tij deri në qershor të vitit 2030. Të gjitha dokumentet janë miratuar nga përfaqësuesit ligjorë të klubit dhe lojtarit, ndërsa priten vetëm hapat formalë për firmosjen zyrtare.
Ky rinovim vjen si pjesë e strategjisë së klubit për të ruajtur stabilitetin në repartin defensiv dhe për të mbajtur të lidhur lojtarët kyç në projektin afatgjatë të Barçës.
Koundé, i cili iu bashkua klubit katalanas në vitin 2022 nga Sevilla, është bërë një figurë e rëndësishme në skuadër falë performancave të qëndrueshme dhe fleksibilitetit për të luajtur si qendërmbrojtës apo në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Nënshkrimi i marrëveshjes së re deri në vitin 2030 e përforcon rolin e tij si një nga shtyllat e mbrojtjes së Barcelonës për vitet në vijim.



