Mbledhja e kabinetit të sigurisë në Gjermani – për shkak të gjendjes së vështirë humanitare në Rripin e Gazës qeveria e gjermane do të krijojë një urë ajrore për dërgimin e ndihmave.
Ditët e fundit për herë të parë në Rripin e Gazës po mbërrinnë sërish sasi të mëdha ndihmash për popullsinë e rrezikuar nga uria. Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, e konsideron këtë një hap të parë dhe do që në bashkëpunim me vende të tjera të krijohet një urë ajrore për transportimin e ndihmave.
Qeveria e Gjermanisë në sfondin e gjendjes emergjente humanitare do të krijojë një urë ajrore për dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës. Kancelari Friedrich Merz deklaroi pas një mbledhjeje të kabinetit të sigurisë në kancelari, se kjo nismë do të zbatohet bashkë me Jordaninë.
Edhe Franca dhe Britania e Madhe, sipas tij, janë të gatshme ta mbështesin urën ajrore për ndihma me ushqime dhe materiale mjekësore. Kjo, tha ai, është në fakt vetëm “një ndihmë e vogël” për njerëzit në Gazë, por një kontribut që qeveria do të japë. “Ne duam që sa më shpejt të jetë e mundur të marrin fund vuajtjet humanitare për popullsinë civile në Gazë”, tha kancelari kristiandemokrat.
					
							
		
		
		
		
			
		
