Kapet me armë nën ulësen e veturës- Arrestohet 27-vjeçari në Mitrovicë

Notix Info
1 Min Read

Pasditen e së martës, rreth orës 16:00, njësitë policore në kuadër të Stacionit Policor Mitrovicë Jugu, gjatë patrullimit në rrugën ,,Migjeni” kanë ndaluar një automjet dhe pas kontrollimit, nën ulësen e pasagjerit kanë gjetur një armë zjarri për të cilën personi nuk posedonte leje.

Personi i dyshuar M.I, 26 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor për procedurat e nevojshme policore. Arma e llojit pistoletë, një karikator dhe 28 fishekë janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit i caktuar masa e ndalimit policor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *