Kompania multinacionale financiare JP Morgan beson se iPhone Fold do të jetë një projekt i suksesshëm.
Një hulumtim që ka bërë kompania përmes klientëve të saj është parë nga MacRumors, dhe në të thuhet se iPhone Fold do të prezantohet në shtator të vitit 2026 gjatë ngjarjes ku do të zbulohet linja e iPhone 18.
Shtëpia e investimeve thotë se, me gjithë debutimin e parë të iPhone ultra të hollë (quajtur iPhone 17 Air), seria e ardhshme iPhone 17 nuk do të “entuziazmojë” blerësit. Për pasojë, vëmendja e konsumatorëve do të kthehet shpejt drejt linjës së vitit 2026, për të cilën JPMorgan thotë se do të përfshijë iPhone e parë me ekran të palosshëm, i quajtur iPhone Fold.
Raporti për klientët e JPMorganit thotë se ky pajisje do të shitet me çmim 1999 dollarë dhe shitjet do të arrijnë dhjetëra miliona njësi deri në vitin 2027.
					
							
		
		
		
		
			
		
