KEDS-i ankohet për mbingarkesë në rrjet pas rritjes së konsumit të energjisë

Notix Info
1 Min Read

Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë ka shënuar rritje prej 18.5% gjatë tetorit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka njoftuar KEDS-i të mërkurën.

Sipas të dhënave, nga 1 deri më 27 tetor të këtij viti, janë konsumuar rreth 429 milionë kWh energji, kundrejt 362 milionë kWh të regjistruara vitin e kaluar.

Rritja e ndjeshme e kërkesës, sidomos për ngrohje elektrike pas uljes së temperaturave, po shkakton mbingarkesa në rrjetin shpërndarës.

“KEDS-i thekson se përdorimi intensiv i pajisjeve elektrike të ngrohjes, inverterëve dhe kaldajave elektrike po e shton rrezikun e ndërprerjeve të paevitueshme”, thuhet në njoftim. 

Ad imageAd image

Kompania ka shtuar monitorimin dhe ndërhyrjet në zonat me ngarkesë të lartë dhe bën thirrje që qytetarët të përdorin energjinë në mënyrë të kujdesshme, veçanërisht gjatë orëve të pikut.

Sipas KEDS-it, çdo konsum racional ndihmon në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe në parandalimin e mbingarkesave në rrjet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *