Sulmuesi francez Kingsley Coman do t’i bashkohet klubit saudit Al Nassr, pasi është arritur marrëveshja me Bayern Munich për një shumë pak nën 30 milionë euro.
Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka shkruar se marrëveshja është e mbyllur dhe se Coman do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me klubin arab. Ky transferim është pjesë e një projekti ambicioz të Al Nassr, që pas afrimeve të fundit të Íñigo Martínez dhe João Félix.
Sipas Romanos, lojtari do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe do të firmosë kontratën brenda kësaj jave, duke zyrtarizuar kalimin e tij në kampionatin e Arabisë Saudite.



