Kolo Muani zvogëlon pagën e tij vetë që të bashkohet sa më parë me Juventusi

Notix Info
1 Min Read

Juventusi është shumë pranë rikthimit të Randal Kolo Muanit, i cili në gjysmën e dytë të sezonit 2024/25 ishte huazuar në Torino dhe shënoi 8 gola në 16 paraqitje në Serie A.

“Zonja e Vjetër” pritet të investojë mes 55-58 milionë euro, duke kombinuar tarifën e huazimit dhe obligimin e blerjes në të ardhmen.

Në këtë mënyrë, klubi italian do të paguajë një shumë të konsiderueshme për huazimin, për ta ulur më pas koston e obligimit të blerjes.

Sipas Corriere dello Sport, Kolo Muani ka rënë dakord të bëjë edhe një ulje të lehtë të pagës, në mënyrë që transferimi të realizohet pa pengesa.

Ad imageAd image

Ai do të fitojë rreth 7 milionë euro në sezon plus bonuse, më pak se paga aktuale që ka te PSG, rreth 9 milionë euro plus bonuse.

Nga ana tjetër, Juventusi shpreson të sigurojë të ardhura shtesë nga shitjet – mes tjerash nga shitja e Douglas Luiz për më shumë se 30 milionë euro, si dhe ka ende mundësi që Dusan Vlahovic të shitet deri në fund të afatit kalimtar, gjë që do ta ndihmonte klubin të balanconte financat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *