Kosova regjistron temperaturën më të lartë ndonjëherë, 42.5 gradë Celsius në Klinë më 25 korrik

Notix Info
1 Min Read

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar disa të dhëna për temperaturat e larta që përfshinë vendin gjatë javës së kaluar.

Sipas këtyre të dhënave, temperatura më e lartë u regjistrua në Klinë më 25 korrik, në orën 15:00, dhe sipas institutit kjo paraqet temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Kosovë.

Ndryshe, IHMK ka njoftuar se pas temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit, kjo javë do të karakterizohet nga mot më i paqëndrueshëm. Pritet të ketë vranësira të herëpashershme me intervale dielli, ndërkohë që do të ketë reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditën e hënë, moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Ad imageAd image

Vranësirat do të shoqëruara me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të sillen nga 15 – 18°C, kurse, temperaturat maksimale nga 27-31°C

Gjithashtu, bëhet e ditur se do të fryj erë lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit

TAGGET:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *