Sot, e diel, më 12 tetor 2025, qytetarët e Kosovës i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe asamblistët.
Procesi zgjedhor ka nisur në ora 07:00 dhe përfundon në ora 19:00.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të siguruar një proces të rregullt, transparent dhe të qetë.
Edhe Policia e Kosovës, përmes hartimit të urdhrit operativ policor ka njoftuar se ka bërë të gjitha planifikimet e saja policore lidhur me zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen me 12 tetor 2025, në Republikën e Kosovës.



