KQZ hap afatin për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës në Zgjedhjet Lokale

Notix Info
1 Min Read

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur afatin 38-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për të votuar me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Kosova mban zgjedhjet lokale më 12 tetor 2025.

Lajmi është bërë i ditur për Arbresh.info nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar se për qëllime të regjistrimit është aktivizuar platforma elektronike https://diaspora.kqz-ks.org.

“Ka filluar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale. Për regjistrim, KQZ ka caktuar afat 38-ditor, pra deri më 29 gusht 2025. Gjatë këtij afati, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Çdo aplikim për regjistrim duhet të jetë individual dhe mund të bëhet në njërën nga dy mënyrat: përmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës, duke e dërguar aplikacionin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë”, njoftoi Elezi.

Ad imageAd image
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *