Kriza humanitare në Gaza, Qeveria në detyrë ndan gjysmë milion euro për popullin palestinez

Notix Info
1 Min Read

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje, ku ka njoftuar se ka ndarë gjysmë milioni euro për të ndihmuar palestinezët në Gaza, për shkak të krizës humanitare që po zhvillohet atje.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se dënon sulmet që shkaktojnë viktima civile, duke veçuar faktin se fëmijët po përballen me pasojat më të rënda.

“Më lejoni që të shprehim shqetësimin e thellë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për krizën humanitare në Gaza. Sikurse kemi bërë edhe në të kaluarën, ne i dënojmë sulmet që rezultojnë me vdekje dhe lëndim të civilëve, veçanërisht të fëmijëve, të cilët po përballen me pasoja të rënda pavarësisht faktit që nuk kanë asnjë përgjegjësi mbi konfliktin dhe situatën. Qeveria jonë tashmë ka ndarë gjysmë milioni euro nga buxheti i saj si mbështetje për popullin palestinez në Gaza”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se Kosova mbështet çdo nismë të partnerëve për të arritur një armëpushim të menjëhershëm, i cili do të mundësonte “dërgimin e rregullt dhe të mjaftueshëm të ndihmave, lirimin e pengjeve dhe arritjen e një zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme midis izraelitëve dhe palestinezëve”.

Ad imageAd image
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *