KRU “Prishtina” njofton për një defekt të papritur, këto zona mbesin pa ujë

Notix Info
1 Min Read

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa rrugë në kryeqytet do të mbesin pa furnizim me ujë, për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit.

“Njoftojmë qytetarët se për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit në rrugën ‘Tirana’, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e problemit,” thuhet në njoftim.

Pa ujë do të mbesin këto zona:

  • Rruga “Tirana”
  • Rruga “Vicianum”
  • Rruga “Bashkim Fehmiu”
  • Një pjesë e lagjes Dardania

KRU “Prishtina” thotë se ekipet janë në terren dhe po punojnë për sanimin sa më të shpejtë të defektit.

Ad imageAd image
TAGGET:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *