Kryeziu kritikon veprimin e Gjykatës Kushtetuese: Republika mbetet pezull

Notix Info
1 Min Read

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës, e cila publikoi vetëm dispozitivin e aktgjykimit, duke shtyrë për më vonë publikimin e arsyetimit të plotë.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Kryeziu e cilësoi këtë veprim jo si praktikë juridike por si një “manovër politike”, duke argumentuar se përmes një njoftimi të cunguar po testohen reagimet publike, ndërsa e gjithë Republika mbetet “pezull”.

Sipas tij, kjo mënyrë e veprimit “e minon besimin në Kushtetutë dhe bart në vetvete farën e një goditjeje të rëndë ndaj shtetit”.

Kryeziu paralajmëroi se gjykimi i vërtetë dhe vlera e vendimit nuk mund të nxirren nga dispozitivi i vetëm: “Megjithatë, gjykimi i vërtetë bëhet vetëm nga teksti integral i Aktgjykimit — aty shihet nëse kemi një interpretim kushtetues apo një rrugë drejt vetëvrasjes shtetërore”.

Ad imageAd image

Sipas tij, vonesa në publikimin e arsyetimit dhe lëshimi i vetëm i dispozitivit krijojnë hapësirë për interpretime të nxituara dhe përçarje në opinionin publik, ndërsa vetëm teksti i plotë i vendimit mund të japë pasqyrën e saktë të arsyetimit juridik dhe konkluzioneve të kolegjiumit gjyqësor. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *