Kuvendi i Kosovës ende i bllokuar – një tjetër përpjekje sot për konstituim

Notix Info
1 Min Read

Sot, me fillim në ora 11:00, zhvillohet seanca e 48-të me radhë në tentim për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët do të ritakohen në përpjekje për të tejkaluar ngërçin që ka zgjatur prej mbledhjes së parë më 15 prill, kur procesi nisi me ndryshime të vazhdueshme çdo 48 orë, pa rezultate konkrete

Në seancën e kaluar, dështoi propozimi për formimin e komisionit që do të menaxhonte votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese obligon konstituimin përfundimtar brenda 30 ditëve nga seanca e parë, duke e vënë afatin deri në 26 korrik

Ad imageAd image

Pikë kyçe mbetet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, çka po pengon përbërjen e plotë institucionale të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *