LBK: Vendimi i ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë paraqet rrezik serioz

Notix Info
2 Min Read

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila ka detyruar bizneset të kalojnë në tregun e hapur të energjisë elektrike. LBK i bën thirrje ZRRE-së që të respektojë vendimin e gjykatës kompetente dhe të pezullojë menjëherë zbatimin e këtij vendimi.

Sipas LBK-së, ky vendim është marrë në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë dialog serioz me komunitetin e bizneseve, duke rrezikuar pasoja të mëdha për ekonominë vendore.

“Ky veprim, i marrë në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë dialog serioz me komunitetin e bizneseve, është i papranueshëm dhe rrezikon të shkaktojë pasoja të rënda për ekonominë vendore.”

Ata akuzojnë ZRRE-në dhe Qeverinë për mungesë transparence dhe koordinimi, duke theksuar se ky është një drejtim që nuk reflekton interesin e sektorit privat.

Ad imageAd image

“Nuk është e qartë në çfarë agjende janë përfshirë ZRRE-ja dhe Qeveria, por është evidente se ky drejtim nuk është në përputhje me nevojat dhe interesat strategjike të prodhuesve dhe bizneseve vendore, të cilat janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit.”

LBK thekson se vendimi është tashmë kontestuar edhe nga gjykata dhe se vazhdimi i zbatimit është i pakuptimtë.

“Edhe gjykata kompetente ka vlerësuar se ky vendim është kundërshtim më legjislacionin dhe ka urdhëruar pezullimin e tij, çka e bën të pakuptimtë këmbënguljen për zbatimin e tij nga ana e ZRRE-së.”

Në fund, LBK kërkon një rishikim urgjent të vendimit dhe ndalimin e menjëhershëm të zbatimit të tij, duke kërkuar përfshirje të komunitetit të bizneseve në hartimin e çdo vendimi që ndikon në ekonominë e vendit.

“Kërkojmë transparencë, përgjegjësi dhe një qasje të arsyeshme në raport me një çështje kaq jetike për të ardhmen ekonomike të Kosovës.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *