Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në një konferencë për media tha sot se shkyçja e bizneseve nga energjia elektrike është persekutim, gjersa shtoi kjo politikë shkon vetëm në favor të mafisë energjetike në vend.
Bajrami theksoi se LDK shpreh shqetësimin e tyre për shkyçjen e mbi 1300 bizneseve të cilat sipas saj ende nuk kanë lidhur marrëveshje të dhunshme me kompanitë private të cilat tregojnë energji elektrike në Kosovë.
“Sot përfundimisht po merr formë politika shkatërruese e Albin Kurtit”, tha ajo, gjersa shtoi se pushteti i ka kap secilën prej institucioneve, raporton Telegrafi.
utje ajo tha se kjo politikë shkon vetëm në favor të mafisë energjetike në vend.
“Sot shkyçja e dhunshme e kompanive nga rrjeti energjik është persekutim..”, tha Bajrami.
Ajo i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që të merret sa më parë me institucionet si ZRRE dhe të tjerat që kjo politikë të mos kalojë dhe assesi e pa ndëshkuar.
“Qytetarët e këtij vendi duhet ta dinë se po paguajnë për mafinë energjetike..”, tha Bajrami, gjersa potencoi edhe rrezikun e largimit të bizneseve si dhe paralajmëroi një valë të re të inflacionit.



