Lëndohet një person gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin në furrën ‘Adriatiku’ në Mitrovicë

Notix Info
1 Min Read

Një kalimtar i rasti (i moshës madhore) ka pësuar lëndime të lehta trupor duke tentuar të shuajë zjarrin i cili përfshiu furrën e njohur për përgatitjen e perecave, “Adriatiku”, e cila ngjarje ndodhi mbrëmjes e së martës rreth orës 22:18, në Mitrovicë.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

Sipas saj, personi është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor.

“Me datën 26.08.2025 rreth orës 22:18 ne stacionin policor Jugu Mitrovicë është pranuar informata se ne Shesh-Mitrovicë Jug është duke u djegur  furra Adriatiku. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësite policore, njësia e zjarrfikëseve si dhe Ambulanca, pasi që një kalimtar i rastit i moshës madhore ka tentuar ta fik zjarrin dhe ka pësuar lëndime te lehta trupore, i cili është dërguar në emergjence ku pas marrjes se trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi”, ka thënë Pllana.

Ad imageAd image
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *