Liverpool ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin francez Hugo Ekitike dhe tashmë ka dërguar ofertën e parë zyrtare drejt klubit gjerman Eintracht Frankfurt.
Burime të afërta me negociatat bëjnë të ditur se Eintracht ka informuar Liverpoolin se kërkon një shumë më të lartë, megjithatë kontaktet mes klubeve kanë nisur dhe bisedimet janë në vazhdim.
Ekitike ka dhënë pëlqimin e tij për t’iu bashkuar Liverpoolit, duke mos paraqitur asnjë problem në aspektin personal. Ai e konsideron “The Reds” si klubin e tij të preferuar për të ardhmen.
Ndërkohë, marrëveshja me Newcastle tashmë konsiderohet e përfunduar. Klubi anglez ka nisur të eksplorojë opsione të tjera, pasi Ekitike ka refuzuar edhe propozimin e tyre.



