Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me QKMF-Suharekë me 20 tetor, 2025 do të ofrojnë mamografi falas për të gjitha gratë e komunës.
Në kuadër të aktiviteteve për Muajin e Vetëdijesimit për Kancerin e Gjirit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, ka njoftuar se më 20 Tetor 2025, në Sheshin e Qytetit në Suharekë, do të vendoset mamografia mobile, ku do të ofrohet kontroll falas për të gjitha gratë e komunës.
Data: 20 Tetor 2025
Ora: 10:00 – 16:00
Vendi: Sheshi i Qytetit – Suharekë


