Man United goditet nga lëndimi i Onana-s, Amorim synon dy zëvendësues elitë

admin.notix
2 Min Read

Manchester United ka pësuar një goditje të madhe para përgatitjeve parasezonale, pasi Ruben Amorim po mendon të sjellë një zëvendësues, duke pasur parasysh tashmë dy emra të mundshëm.

Man United nis përgatitjet javën e ardhshme për sezonin 2025/26. Ata do të udhëtojnë në Suedi për t’u përballur me rivalët e vjetër Leeds United, përpara se të fluturojnë në SHBA për “Premier League Summer Series”, me ndeshje kundër West Ham United, Bournemouth dhe Everton.

Kjo do të jetë parasezoni i parë i Amorim me Man United, pas emërimit të tij në nëntor.

Por planet e tij kanë marrë një goditje të madhe pasi Andre Onana është dëmtuar dhe është përjashtuar nga parasezoni, sipas Telegraph.

Ad imageAd image

Onana pësoi një lëndim në muskuj (hamstring) këtë javë teksa lojtarët u rikthyen në stërvitje në Carrington. Ai mund të mungojë për 6 deri në 8 javë.

Raporti tregon se Amorim po shqyrton nëse duhet të blejë një portier para nisjes së sezonit të Premier League muajin tjetër.

Man United tashmë është lidhur me Emiliano Martínez të Aston Villa dhe Gianluigi Donnarumma të PSG-së.

Martínez pritet të largohet nga Villa Park këtë verë, me United që po ndjek situatën e tij. Duke pasur parasysh lëndimin e Onana-s, Amorim mund të shtojë interesimin për ta siguruar atë para ndeshjes hapëse kundër Arsenalit më 17 gusht.

Donnarumma është një tjetër emër i përfolur. Atij i skadon kontrata në fund të sezonit 2025/26 dhe disa klube, përfshirë Man United, synojnë ta marrin me parametra zero. Por nëse dëshirojnë ta marrin që këtë verë, do të duhet të paguajnë një tarifë për transferimin.

Onana luajti 50 ndeshje për Man United sezonin e kaluar, përfshirë 34 në ligë. Ai u kritikua shpesh për performancat e tij. Onana iu bashkua United nga Inter për 47.2 milionë £ në verën e vitit 2023.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *