Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar raportin e punës për 24 orët e fundit, ku janë kryer një numër i madh shërbimesh për pacientët. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë realizuar 3,097 analiza laboratorike nga 419 pacientë, si dhe janë kryer 14 operacione të suksesshme.
Në raport bëhet e ditur se janë kryer gjithsej 513 vizita specialistike, ndërsa 45 pacientë janë pranuar për trajtim, duke e çuar në 176 numrin e pacientëve të shtrirë aktualisht në këtë spital, transmeton Gazeta Shneta.
Në repartin e Gjinekologjisë janë regjistruar 2 lindje, prej të cilave ka ardhur në jetë një djalë dhe një vajzë.
Ndër shërbimet e tjera të rëndësishme janë evidentuar edhe: 35 dializa, 59 shërbime fiziatrike, si dhe ekzaminime të shumta diagnostike – 113 Rëntgen, 46 ekografi, 18 CT, 9 MRI, 6 ekokardiografi dhe 3 gastroskopi.



