Mikroçip nën lëkurë me të dhënat personale

Notix Info
2 Min Read

Sipas raporteve të fundit, deri në 30,000 suedezë kanë vendosur vullnetarisht mikroçipë nën lëkurën e dorës — praktikë që ka nisur rreth vitit 2015.

Mikroçipi skanohet nga pajisje të veçanta dhe mund të ruajë të dhënat e kartës së identitet, atyre bankare, biletave të trenave, por krijon edhe mundësinë për të mos mbajtur çelësa dyersh, transmeton Notix.info

“Gjëja më interesante do të jetë kur këto çipe të nisin të bëhen më smart dhe të kenë sensorë që mund të më kontrollojnë temperaturën e trupit, nivelin e sheqerit në gjak, etj”

Operacioni për futjen e mikroçipit nën lëkurë kushton rreth 150 euro dhe nuk shkakton dhimbje më të mëdha sesa shpimi i veshëve për piersing. Ata që e vendosin thonë se nuk i tremben rrjedhjes së të dhënave personale.

Ad imageAd image

“Nuk kam gjë për të fshehur. Unë jam shumë aktiv në rrjetet sociale dhe ndaj me të tjerët çdo ngjarje të mundshme. Jam i gjurmueshëm edhe pa mikroçipin”.

Por një studim i Bashkimit Europian paralajmëron se të dhënat e mikroçipeve mund të bien në duar edhe të personave të paautorizuar, çka mund të vendosë në rrezik jetën e mbajtësve të tyre, privatësia e të cilëve mund të zhduket krejtësisht.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *