Aliu: Ndërtimi i urave në Mitrovicë po bëhet në bashkëpunim me komunat, jo për fushatë

Notix Info
1 Min Read

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se ndërtimi i urave në Mitrovicë është një proces i nisur dhe që po realizohet në bashkëpunim të ngushtë me komunat përkatëse, duke mohuar pretendimet se këto projekte po përdoren për qëllime zgjedhore.

“Projektet janë nisur dhe po realizohen në bashkëpunim me komunat. I kemi ndërtuar urat në Mitrovicë me kërkesë të komunave, po realizohen. Kaq,” u shpreh Aliu, duke u përgjigjur ndaj kritikave që e lidhin këtë proces me fushatën elektorale.

Deklaratat i bëri gjatë përurimit të një rruge të re në Komunën e Shtimes, një investim me vlerë rreth 900 mijë euro. Projekti përfshin ndërtimin dhe rehabilitimin e rreth 5.5 kilometrave rrugë, dhe konsiderohet një nga ndërhyrjet më të rëndësishme infrastrukturore në këtë komunë për vitin 2025.

Ad imageAd image
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *