Mot i nxehtë, IHK-ja bën thirrje për kujdes të shtuar

Notix Info
1 Min Read

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se në Kosovë ditët e para të kësaj jave do të jenë të nxehta dhe me diell.

IHK-ja njofton se nga mesi i javës pritet një rënie graduale e temperaturave dhe paraqitje e reshjeve të përkohshme.

Indeksi UV-s; do ë jetë I lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit, moshat e shtyra në moshë, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuar.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 17 gradë, ndërkaq maksimalet nga 28 deri në 32 gradë Celsius.

Ad imageAd image

Era do të fryjë nga veriperëndimi, 1–8 m/s.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *