Motori i avionit merr flakë, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Itali

Notix Info
1 Min Read

Aeroplani, i cili u nis këtë mëngjes nga qyteti kroat i Dubrovnikut, u detyrua të bënte një ulje emergjente në Aeroportin Sandro Pertini afër Torinos për shkak të një defekti në motor.

Sipas mediave italiane, avioni Airbus 320 i kompanisë Volotea u nis nga Dubrovniku këtë mëngjes dhe u drejtua për në Lion (Francë), ku duhej të ulej në orën 10:40 të mëngjesit, transmeton Ballkani.info.

Me sa duket, kishte një problem teknik dhe piloti aktivizoi procedurat e emergjencës dhe kërkoi mundësinë e një uljeje të sigurt në pistën Sandro Pertini.

Pas disa minutash, pasagjerët dhe ekuipazhi u ulën në mënyrë të sigurt, dhe zjarrfikësit dhe personeli i nevojshëm ishin tashmë duke pritur në pistë.

Ad imageAd image

Mediat raportojnë se motori u përfshi nga flakët.

Aeroporti u mbyll për trafik për 50 minuta, gjë që ishte e nevojshme për përfundimin e këtij operacioni dhe një ulje të sigurt.

Kompania u kërkoi falje pasagjerëve për shqetësimin dhe tha se siguria si e pasagjerëve ashtu edhe e ekuipazhit është fokusi i punës së tyre.

Pasagjerët vazhduan udhëtimin e tyre për në Francë me autobusë të ofruar nga linja ajrore

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *