“Na lanë pa Kosovën, por unë nuk do ta njoh” – Vuçiq përplaset me të kaluarën dhe Perëndimin

Notix Info
2 Min Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mohuar kategorikisht pretendimet e disa diplomatëve dhe analistëve se ai po e ofron Serbinë për anëtarësim në NATO me qëllim që të sigurojë mbështetje për të qëndruar në pushtet.

“Nuk e përmendi askush NATO-n. As Emmanuel Macron, as Giorgia Meloni – askush prej nesh nuk e përmendi NATO-n”, deklaroi Vuçiq, duke shtuar se Serbia është dhe do të mbetet një vend ushtarakisht neutral.

“Unë nuk e kam kërkuar dhe askush nuk më ka kërkuar që Serbia të bëhet anëtare e NATO-s. Ideja ime është neutraliteti ushtarak. E kam forcuar ushtrinë në mënyrë që ajo të jetë ushtri neutrale”, tha ai.

Presidenti serb theksoi se që nga viti 2015 është përballur me akuza të vazhdueshme se po e drejtonte Serbinë drejt NATO-s, por sipas tij, “asgjë nga këto nuk ka ndodhur”.

Ad imageAd image

Vuçiq shtoi se Serbia ka marrë një vendim nëpërmjet Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me pozicionin ndaj Rusisë dhe se e ka respektuar atë vendim për tri vjet e gjysmë.

Ai gjithashtu akuzoi protestuesit kundër qeverisë së tij si “shërbëtorë të një revolucioni me ngjyra”, duke pretenduar se ai po përballet me presion për shkak të qëndrimeve të tij kundër NATO-s, në mbrojtje të Kosovës dhe të Republikës Srpska.

“Jam i ekspozuar ndaj revolucionit me ngjyra sepse nuk më intereson fare. Nuk do ta njoh Kosovën, pavarësisht faktit se na lanë pa Kosovën dhe pa Malin e Zi”, tha Vuçiq, duke fajësuar për këtë qeveritë e mëparshme.

TAGGET:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *