“Në rrezik edhe banesat”, dhjetëra forca zjarrfikës po ‘luftojnë’ me zjarrin në Berat

Notix Info
1 Min Read

Vijon të mbetet problematike situata në malin e Shpiragut në Berat.

Që prej ditës së djeshme me dhjetëra forca zjarrfikëse me mbi 30 mjete po luftojnë me flakët, ndërsa në ndihmë të tyre kanë ardhur dhe forcat e ushtrisë  dhe dy helikopterë të ushtrisë.

Situata problematike mbetet ende në fshatin Galine dhe Paftal ku zjarri rrezikon banesat e fshatit. Mëngjesin e sotëm në Shpirag ka qenë i pranishëm edhe ministri Pirro Vengu dhe të gjithë drejtuesit vendorë të Beratit. /A2Cnn

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *