Nisma nuk heq dorë nga posti i kryeparlamentarit, Izmaku paralajmëron takimin Kurti – Limaj

Notix Info
1 Min Read

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, para nisjes së seancës konstituive, deklaroi se sot mund të ketë takim ndërmjet Albin Kurtit dhe Fatmir Limaj.

Ajo tha se kjo është mundësia e fundit, që të arrihet një marrëveshje dhe të dilet nga ngërçi.

“Ne presim që sot të zhvillohet takimi, jemi në afatin e fundit kushtetues. Unë pres sinjal pozitiv nga takimi që  besoj sot do të ndodhë. Pres sinjal pozitiv, guxim nga lideri i LVV-së, Albin Kurti, duke e parë që jemi në afatin e fundit kushtetues. Ky është realiteti politik, Limaj e ka zgjatur dorën e bashkëpunimit, presim nga lideri i LVV-së që të ketë vullnet dhe ta përkthejë në veprim të shpejt politik”, theksoi ajo.

Izmaku deklaroi se posti i kryparlamentarit nuk është kusht, por që Fatmir Limaj është alternativa e vetme.

Ad imageAd image
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *