Një i vdekur dhe pesë të lënduar nga aksidenti në Klinë

Notix Info
1 Min Read

Një person ka ndërruar jetë dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm mes një autobusi dhe një veture, në Dollc të Klinës.

Rasti është konfirmuar si nga policia, ashtu edhe nga spitali i përgjithshëm i Pejës, që po trajton të lënduarit.

Në një komunikatë, nga spitali pohojnë se viktima është dërguar pa shenja jete në spital, teksa pesë të lënduarit janë duke marrë tretmanin e nevojshëm nga ekipet shëndetësore, shkruan IndeksOnline.

Ky është njoftimi i plotë i spitalit:

Ad imageAd image

Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete.

Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore.

Për çdo informacion shtesë lidhur me gjendjen e pacientëve, Spitali i Përgjithshëm në Pejë do të informojë opinionin publik me kohë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *