Një person gjendet i vdekur në Gllamnik të Podujevës, rasti në hetim

Notix Info
1 Min Read

Një person është gjetur pa shenja jete më 25 gusht 2025 në fshatin Gllamnik të Podujevës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në stacionin policor të Podujevës është iniciuar një rast ‘Hetim mbi vdekjen’. Rasti ka ndodhur në fshatin Gllamnik, ku është gjetur pa shenja jete viktima mashkull. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” ka deklaruar Ahmeti.

Ajo ka shtuar se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së viktimës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *