Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Kalabria të Prishtinës, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 19:00, në lagjen Kalabria, në Prishtinë ka ndodhë një aksident ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, tha Ahmeti.



