Nuk i deklaroi mbi 19 mijë euro, Policia ia gjen të fshehura nën ulësen e prapme të veturës

Notix Info
1 Min Read

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mosdeklarimit të parave në pikën kufitare në Jarinjë.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 13:00.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me doganën e Kosovës gjatë kontrollit në automjetin kombi Mercedes me targa të Serbisë, kanë gjetur mjete financiare të padeklaruara, të fshehura nën ulësen e prapme: 9,300 (nëntëmijë e treqind) bankënota euro si dhe 1,200,000 (një milion e dyqind mijë) dinarë RSD.

Të gjitha mjetet monetare të padeklaruara në vlerë prej rreth 19,500 (nëntëmbëdhjetë mijë e pesëqind) euro janë sekuestruar përkohësisht dhe i janë dorëzuar zyrtarëve doganor për trajtim dhe procedim të mëtutjeshëm te rastit”, thuhet në njoftim.

Ad imageAd image
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *