Nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë kanë bojkotuar mësimin për arsye të shpërthimit të ujërave të zeza brenda hapësirave të shkollës.
Edhe prindër të shumtë iu kanë bashkangjitur kësaj proteste.
“Kishim mall për mësim, na detyruat për bojkot”, “Dua të mësoj, jo të sëmurem” janë disa nga mesazhet e nxënësve në këtë protestë.
Uji nga kanalizimi ka hyrë brenda shkollës “Ismail Qemali” të martën, më 02.09.2025, ndërsa drejtoria e shkollës tha se është pastruar e dezinfektuar shkolla.
Procesi mësimor rikthehet në normalitet të mërkurën, më 04.09.2025.



