Opel ka zbuluar zyrtarisht modelin e saj më të shpejtë dhe më agresiv elektrik deri më tani, Mokka GSE.
Makinat elektrike të vogla dhe me performancë të lartë po tërheqin shumë vëmendje, dhe Stellantis ka krijuar në heshtje një ofertë të larmishme në të gjitha markat e saj në Evropë.
Janë Abarth 600e, Alfa Romeo Junior Veloce, Lancia Ypsilon HF dhe Peugeot 208 GTI që do të dalë së shpejti, por tani Opel i është bashkuar grupit me një version sportiv të Mokka-s.
Ky model elektrik shënon fillimin e nën-markës GSE, me një dizajn “më të mprehtë” dhe performancë të përmirësuar, transmeton Telegrafi.

Opel-i më i shpejtë elektrik në histori duket më agresiv se Mokka standarde dhe është frymëzuar nga prototipi GSE Rally që debutoi në maj.
Shtesat e zeza në parakolpët e përparmë dhe të pasmë nxjerrin në pah hyrjet e ajrit, ndërsa shenjat GSE në grilë dhe panelet anësore sinjalizojnë një fokus në performancë.
Makina ka një palë fellne 20-inç me një dizajn “të pastër” dhe aerodinamik, pas të cilave janë frenat e verdhë të ndritshëm, të cilat duken veçanërisht të mëdha në një SUV kompakt.
Përmirësimet vazhdojnë brenda. Ulëset e përparme janë të mbuluara me Alcantara dhe janë formuar për mbështetje shtesë, dhe shtesat e dyerve kanë një përfundim të ngjashëm.

Timoni është formuar ndryshe, ka pedale alumini, si dhe detaje të bardha dhe të verdha për të dalluar modelin GSE nga të afërmit e tij.
Dy ekranet 10-inç në kabinën digjitale tani përfshijnë grafikë të fokusuar në performancë, të cilat janë unike për këtë model, dhe shfaqin të dhëna në kohë reale gjatë drejtimit.
Mokka GSE fuqizohet nga një motor elektrik që ofron 280 kuaj-fuqi, shifra që janë në përputhje me versionet më të fuqishme të modeleve përkatëse Abarth dhe Alfa Romeo, si dhe konceptin GSE Rally.
Fuqia dërgohet në të katër rrotat nëpërmjet një diferenciali me rrëshqitje të kufizuar Torsen.




