Osmani i drejtohet Kushtetueses për krizën në Kuvend: Po krijohen konflikt kompetencash

Notix Info
1 Min Read

Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar shqyrtimin e një konflikti kompetencash kushtetuese që sipas saj është krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Përmes një konference për media  Osmani theksoi se ka vepruar në përmbushje të detyrës së saj kushtetuese për të mbrojtur funksionimin demokratik të institucioneve të vendit.

“Sot, në përmbushje të përgjegjësisë time kushtetuese për të garantuar funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve të vendit, kam paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të shqyrtuar konfliktin e kompetencave kushtetuese të krijuara nga mungesa e konstituimit të Kuvendit të Kosovës,” deklaroi Osmani.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *