Osmani takon Avokatin e Popullit, diskutojnë sfidat në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë

Notix Info
1 Min Read

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, me të cilin ka diskutuar për situatën aktuale të të drejtave të njeriut në vend dhe sfidat që po prekin qytetarët.

Në këtë takim, Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për garantimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët.

“Ajo theksoi se institucionet duhet të jenë të përkushtuara në zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, si mjet kyç për forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Nga ana tjetër, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, e ka informuar presidenten Osmani lidhur me çështjet më të shpeshta që adresohen nga qytetarët në institucionin që ai drejton.

Ad imageAd image

Të dy palët, siç thuhet në njoftim, u pajtuan për domosdoshmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut në Kosovë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *