Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka thënë se personi i arrestuar së fundmi në Serbi, Lulzim Halili, nuk figuron në asnjë nga listat zyrtare të veteranëve, dhe nuk njihet nga asnjë ish-ushtar në zonën ku pretendohet se ka vepruar gjatë luftës.
Syla ka thënë për RTK-në se personi në fjalë nuk ka qenë pjesë e strukturave të njohura të UÇK-së.
“Nuk figuron në asnjë nga listat, por as nuk njihet nga asnjë ish-ushtar në zonën ku pretendohet se ka qenë në luftë”, ka thënë ai.
Mediat serbe dje kanë raportuar për arrestimin e një ish-ushtari të UÇK-së në Serbi.
Sipas këtyre mediave, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, L.H., është arrestuar të martën në qytetin Svilajnac të Serbisë.



